Saturday, April 9, 2016

Si te kombinojme nje kemishe te bardhe ?!

Pershendetje Fashionista te blogut tim,ne fakt titulli i ketij postimi duhet te ishte "Perse na nevojitet nje kemishe e bardhe ne garderobe" gjithsesi ,po vi me "rubriken" ku disa nga artikujt e mi te preferuar qe kam shkruajtur per gazeten Paolma e ndaj me ju , per ata qe skane patur mundesi ta blejne gazeten ne kohe (edhe perse ja u keshilloj ta beni tuajen cdo te shtune , ka gjera mjaft interesante ) . Para dy javesh shkruajta mbi kemishat ... me sakte mbi Kemishen e Bardhe , qe cdo kush e ka nje ne garderobe apo nqs nuk e ka patjeter do i gjendet kemisha e babit , vellait apo partnerit tuaj .. Ju po mendoni se nuk ben sepse eshte e madhe ?! Atehere hidheni poshte ate mendim ,sepse pikerisht ashtu na duhet XXL ose ndryshe oversize..
Do shohim "cudirat" qe kemisha e bardhe ben ne nje outfit , aq e thjeshte eshte,por ahh sa here te nxjerre nga situata , madje pasi te lexoni kete material do me falenderoni XP ! 

Me poshte do sjell menyrat baze te nje kombinimi te kemishes , (edhe perse ne nje postim tjeter do flas per hapat e vecante qe duhen ndjekur per te modifikuar nje kemishe ) ..

1. Per kete sezon, disa kombinime te thjeshta dhe me ngjyra njekohesisht ,po i pershtas me foto ku tregohen disa kombinime te se njejtes kemishe .. Por edhe ju mendoni si une , jemi "lodhur" nga keto kombinime kaq te ...zakonshme :)



2.Kombinimi i kemishes se bardhe me nje fustan-sarafan te zi apo ne color tjeter , duket mjaft kendshem..pooor nqs kemisha te jete me e gjate se fustan-sarafni? Ahh do dukej nje mrekulli , prandaj ne kete postim po ju sjell disa foto ku ta shohim sa bukur duket kemisha e veshur ndryshe nga cfare jemi mesuar ...

3.Per kete e kisha fjalen.. e shikon sa pune ben kemisha e marre hua nga dollapi i dikujt tjeter ?! Sepse eshte me e gjate dhe e gjere dhe e veshim ne formen e nje fustani.Duke e lene kemishen te dali poshte nje bluze , fundi , fustani apo kanatjere ..




4.E dini qe te veshesh kemishen MBRAPSH eshte nje trend i momentit?! Po po dhe madje duket super cool , e kam pare tek blogeret e huaja si edhe tekblogerja Estela Ujka dhe me ka pelqyer pafund shume ...Mund ta kombinoni me nje fund xhins apo xhinse stili boyfriend me nje pal atlete apo kepuc tak , dhe do dukeni teper stylish , ja u siguroj ...

5.Tani pak me guxim,sigurisht , kemishin mund ta bejme edhe ne formen e nje fundi :D , ashtu si edhe ne foto ku duket mjaft qarte , SA FUND I VECANT DUKET !!!


Shihemi se shpejti me nje postim timin , qe jo me kot e publikova kete postim mbi kemishat , postimi i kaluar kishte kryesore nder to , edhe kemishen por edhe i ardhshmi por me nje stil krejt ndryshe :)

No comments:

Post a Comment