Monday, March 28, 2016

What about sunglasses ?!

Përshëndetje fashionista , si e kaluat fundjaven?! 


Po mendoja qe ne blogg here pas here te sillja disa prej materialeve qe kam shkruajtur tek gazeta Paloma,dikujt qe mund ti kete ''shpetuar'' pa e lexuar nje material te caktuar mund ta gjejne tashme edhe ne blogg,edhe perse ne kohe te ndryshme. pra te hyjme ne teme :


A keni bërë shopping mjaftueshëm për këtë sezon? Them se po grin emoticon sepse, të jesh një "fashionista" duhet të bësh shopping të paktën një herë në javë , aq më tepër në këtë sezon , me koleksionet e reja apo uljet e sezonit në qëndra tregëtare kush do i rezistonte?! Ne jo njëher! Meqënëse përmendëm koleksionet e reja , po kujtohem se duhet të bëjmë blerjet tek sektori i syzeve , dhe për të bërë zgjedhje të duhura , si për formë ashtu edhe për trendin e momentit , jam "zhytur"në kompjuter duke bërë kërkime ku do i ndaj me ju sigurisht grin emoticon Do sjell tek ju modelet që duhet ti keni këtë sezon , gjithashtu po sjell në formën e disa këshillave të vogla se si ti zgjedhim syzet në bazën e formës së fytyres ..


Tre janë rregullat që unë zgjedh para se të blejë syze (ku blej shumë shpesh më besoni) ...
1- Tj'u përshtaten me stilin
2-Të jenë moderne
3-Të jenë funksionale

• Para se t'ju prezantojë syzet që janë trend i momentit , me pak fjalë po ju shkruaj si të zgjedhim syzet në bazë të formës së fytyrës.
1-
Nëse fytyra juaj është ovale (mjekra është pak më e ngushtë se balli) atëherë mund të merrni të gjitha llojet e syzeve, sepse asaj i shkon pothuajse çdo model syzesh.
2-
Nëse fytyra juaj është në formë zemre (balli i gjerë, mollëzat të ngritura dhe mjekra shumë e ngushtë), syzet e rrumbullakëta si të aviatorëve janë ideale. Mund të provoni edhe modelet e paharkuara, por ngjyra e syzeve duhet të jetë e hapur. Skeletet me cepa të dala mund t’u shkojnë fytyrave në formë zemre, por syzet më të përshtatshme për këtë formë janë ato të rrumbullakëta.

3.
Nëse fytyra juaj është në formë katrore(nofullat e theksuara, balli i gjerë dhe mollëzat e dallueshme), zgjidhni syzet me skelet oval. Modelet me kënde të syzeve mund t’jua largojnë vëmendjen nga format e theksuara të fytyrës dhe do t’ju bëjnë të dukeni më të butë. Skeleti duhet të jetë më i gjerë se pjesa më e gjerë e fytyrës suaj.

4.Nëse fytyra juaj është e rrumbullakët (pa kënde, gjatësia dhe gjerësia është e njëjtë), atëherë do t’ju duhet t’i krijoni këndet artificialisht, duke mbajtur syze drejtkëndore. Mundet gjithashtu të provoni skeletet metalike të syzeve, mbajtëset që fiksohen mbi hundë ju ndihmojnë që syzet të mos qëndrojnë mbi faqe, por të bëjnë kontrastin e duhur.

5.Nëse fytyra juaj është e gjatë (dukshëm më shumë e gjatë sesa e gjerë), përdorni skelet të rrumbullakët syzesh për ta zbutur pamjen. Një mundësi tjetër janë modelet me më shumë thellësi sesa gjerësi. Duke vepruar kështu, ruani ekuilibrin, pasi fytyra do t’ju duket më e shkurtër. Zgjidhni dekorimet me vija horizontale.

Këto janë disa rregulla që duhen ndjekur , në varësi të formës së fytyrës. 


Materiali i dytë i përgatitur për syzet më IN në këtij sezoni -> 



1.Syzet "Vintage" , kësaj rradhe rrumbullake , nuk ka rrëndësi brandi i kujt i përket , por të jenë cilësore (xhami kryesisht) , dhe në ngjyrë të errët.
2. Syzet me aksesor në cepat e tyre , dhe me pjesën e xhamit në color bojiqelli apo rozë (kryesisht pasqyrë) .

3.Pak më parë përmenda syzet me aksesor tek cepat , po syzet me aksesor ne të gjithë skeletin?! Ja ku janë disa modele shumë të veçanta dhe do i shihni shpesh këtë sezon. Duhet një kujdes i veçant në kombinim , po aq i veçant sa vet syzet !! Duhet të guxoni dhe ti bëni tuajat!



4. Shumë nga syzet që më parë i kemi përdorur për të "luftuar" rrezet e diellit, tashmë do i kemi në variantin e syzeve optike , skelet i njëjtë por me xham të tejdukshëm. Shumë stil dhe praktike për çdo ambjent.


5. Të bukura edhe të kombinueshme. Ja edhe një sugjerim tjetër për këtë sezon. Skeleti dhe xhami në colore ku formojnë një kontrast së bashku.

                                                                     A lot o
f kisses !

No comments:

Post a Comment