Wednesday, March 2, 2016

SKINCODE for my face treatment !


Pershendetje fashionista,si po kaloni?! 

Shpresoj sa me mire :D ...Ne fakt ky postim eshte pak ndryshe nga cfare kam postuar me pare,dhe jam e bindur se po pyesni veten "Ca lidhje ka ky postim me moden , apo cfare do ne blogg'' ,por pooor une jam me idene qe gjerat e mira dhe me vlere duhen treguar dhe duhen ndare me ju , per te ndare ne njefare menyre eksperiencat tona per cfare provojme , nejsee mos te zgjatem shume.. Ne kete postim kam sjell linjen e plote qe po perdor per lekuren time,linjen e SKINCODE

Ne fakt nuk kam patur probleme me fytyren,edhe perse nuk tregoja nje kujdes te vecante perseri ishte shume okay . Derisa kete vit,cuditerisht,fytyra filloj mos te me dukej me si me pare,e ndjeja goxha te thate dhe me pika te zeza :( . Mund tja ve fajin dimrit dhe ideja qe nuk perdorja shpesh trajtime mbi fytyren , e ka shkaktuar kete problem ..Apo edhe Make Up-i.. Fytyr te thate dhe me pika te zeza !

Pas nje pastrimi qe i bera fytyres , pyeta se cilen linje te perdorja per fytyren time dhe te zgjidhja sado pak problemin .. Pasi pyeta , dola ne perfundimin se SkinCode duhej provuar ( ma keshilluan goxha ).
Dhe morra linjen qe pershtatet me fytyren , dhe kam te pakten 15-16 dite (nuk jam shume e sigurt) qe e perdor rregullisht SkinCode , linjen qe morra dhe mund te them teper e bindur qe rezultati ishte me shume se cfare e prisja .. 
PSE? Fytyra ime eshte me e hidratuar se kurre me pare :D dhe teper e bute , ndersa sa per pikat e zeza nuk iken por dolen ne siperfaqe te lekures ku me nje skrab ato iken teper lehte. Nuk po them se ka ndodhur nje mrekulli , por kjo eshte arsyeja qe po e shkruaj kam nje periudhe te shkurter qe e perdor dhe po shoh rezultate, dhe kur kjo me ka sjell rezultate te mira si mund mos ta ndaj me te gjithe ju :D 
Bohh pale sa ju kam lodhur me gjithe kete shkrim , por po e shkruaj me shume qejf :D

ANYWAY, rutina ime ishte dhe vazhdon te jete (jam ne perdorim dhe siper) ..

KUJDESI I DITES;
1-Gentle Cleansing Lotion
2-Fortifying Toning Lotion
3-Revitalising Eye Contour Cream
4-Protective Day Cream SPF12
5-24h De-Stress Balm

KUJDESI I NATES:
1-Gentle Cleansing Lotion
2-Fortifying Toning Lotion
3-Intensive Lifting Serum 
4-Regenerating Night Cream 
5-Extra Gentle Skin Resurfacing Cream (E perdor 1 apo 2 here ne jave).

Produktet i gjeta tek faqja zyrtare ne Instagram e Skin Code Albania , ku porosin e bera midis E-mail office@skincode.al dhe pse heren tjeter do shkoj ne farmaci ( pasi me thane qe gjendet edhe ne farmaci)..













Shpresoj t'ju kem ndihmuar me kete postim dhe perse nuk jam shume eksperte ne kete fushe !

No comments:

Post a Comment