Monday, March 28, 2016

What about sunglasses ?!

Përshëndetje fashionista , si e kaluat fundjaven?! 


Po mendoja qe ne blogg here pas here te sillja disa prej materialeve qe kam shkruajtur tek gazeta Paloma,dikujt qe mund ti kete ''shpetuar'' pa e lexuar nje material te caktuar mund ta gjejne tashme edhe ne blogg,edhe perse ne kohe te ndryshme. pra te hyjme ne teme :


A keni bërë shopping mjaftueshëm për këtë sezon? Them se po grin emoticon sepse, të jesh një "fashionista" duhet të bësh shopping të paktën një herë në javë , aq më tepër në këtë sezon , me koleksionet e reja apo uljet e sezonit në qëndra tregëtare kush do i rezistonte?! Ne jo njëher! Meqënëse përmendëm koleksionet e reja , po kujtohem se duhet të bëjmë blerjet tek sektori i syzeve , dhe për të bërë zgjedhje të duhura , si për formë ashtu edhe për trendin e momentit , jam "zhytur"në kompjuter duke bërë kërkime ku do i ndaj me ju sigurisht grin emoticon Do sjell tek ju modelet që duhet ti keni këtë sezon , gjithashtu po sjell në formën e disa këshillave të vogla se si ti zgjedhim syzet në bazën e formës së fytyres ..


Tre janë rregullat që unë zgjedh para se të blejë syze (ku blej shumë shpesh më besoni) ...
1- Tj'u përshtaten me stilin
2-Të jenë moderne
3-Të jenë funksionale

• Para se t'ju prezantojë syzet që janë trend i momentit , me pak fjalë po ju shkruaj si të zgjedhim syzet në bazë të formës së fytyrës.
1-
Nëse fytyra juaj është ovale (mjekra është pak më e ngushtë se balli) atëherë mund të merrni të gjitha llojet e syzeve, sepse asaj i shkon pothuajse çdo model syzesh.
2-
Nëse fytyra juaj është në formë zemre (balli i gjerë, mollëzat të ngritura dhe mjekra shumë e ngushtë), syzet e rrumbullakëta si të aviatorëve janë ideale. Mund të provoni edhe modelet e paharkuara, por ngjyra e syzeve duhet të jetë e hapur. Skeletet me cepa të dala mund t’u shkojnë fytyrave në formë zemre, por syzet më të përshtatshme për këtë formë janë ato të rrumbullakëta.

3.
Nëse fytyra juaj është në formë katrore(nofullat e theksuara, balli i gjerë dhe mollëzat e dallueshme), zgjidhni syzet me skelet oval. Modelet me kënde të syzeve mund t’jua largojnë vëmendjen nga format e theksuara të fytyrës dhe do t’ju bëjnë të dukeni më të butë. Skeleti duhet të jetë më i gjerë se pjesa më e gjerë e fytyrës suaj.

4.Nëse fytyra juaj është e rrumbullakët (pa kënde, gjatësia dhe gjerësia është e njëjtë), atëherë do t’ju duhet t’i krijoni këndet artificialisht, duke mbajtur syze drejtkëndore. Mundet gjithashtu të provoni skeletet metalike të syzeve, mbajtëset që fiksohen mbi hundë ju ndihmojnë që syzet të mos qëndrojnë mbi faqe, por të bëjnë kontrastin e duhur.

5.Nëse fytyra juaj është e gjatë (dukshëm më shumë e gjatë sesa e gjerë), përdorni skelet të rrumbullakët syzesh për ta zbutur pamjen. Një mundësi tjetër janë modelet me më shumë thellësi sesa gjerësi. Duke vepruar kështu, ruani ekuilibrin, pasi fytyra do t’ju duket më e shkurtër. Zgjidhni dekorimet me vija horizontale.

Këto janë disa rregulla që duhen ndjekur , në varësi të formës së fytyrës. 


Materiali i dytë i përgatitur për syzet më IN në këtij sezoni -> 



1.Syzet "Vintage" , kësaj rradhe rrumbullake , nuk ka rrëndësi brandi i kujt i përket , por të jenë cilësore (xhami kryesisht) , dhe në ngjyrë të errët.
2. Syzet me aksesor në cepat e tyre , dhe me pjesën e xhamit në color bojiqelli apo rozë (kryesisht pasqyrë) .

3.Pak më parë përmenda syzet me aksesor tek cepat , po syzet me aksesor ne të gjithë skeletin?! Ja ku janë disa modele shumë të veçanta dhe do i shihni shpesh këtë sezon. Duhet një kujdes i veçant në kombinim , po aq i veçant sa vet syzet !! Duhet të guxoni dhe ti bëni tuajat!



4. Shumë nga syzet që më parë i kemi përdorur për të "luftuar" rrezet e diellit, tashmë do i kemi në variantin e syzeve optike , skelet i njëjtë por me xham të tejdukshëm. Shumë stil dhe praktike për çdo ambjent.


5. Të bukura edhe të kombinueshme. Ja edhe një sugjerim tjetër për këtë sezon. Skeleti dhe xhami në colore ku formojnë një kontrast së bashku.

                                                                     A lot o
f kisses !

Saturday, March 26, 2016

c a n d y - c a n d y .

Hellow fashionista ,

Si po kaloni? Besoj se mire,aq me teper qe pranvera po afron ,dhe koha na premton te veshim cfare te deshirojme ne :D ! Bukur apo jo ?! Une jam duke e shijuar pafund ngritjen e temperaturave , dhe po vishem sikur pranvera\vera te kishte ardhur ... Gjithsesi , mund te them qe ky postim eshte nje nder te preferuarat e mia ...perse?! SEPSE ME NE FUND KAM TE MIAT "CIZMET E ENDERRAVE" :D !

Qe ne momentin qe i kam pare jam dashuruar ,seriozisht. Fale nje faqeje ne Instagram mundesova porosin e tyre dhe me erdhen shume shpejt .. jane aq te bukura live aq sa edhe ne foto kur i kam pare,i porosita ngjyre bojqielli pastel dhe pse e adhurova ngjyren NUDE,por mund te porosis edhe nude apo jo ? XP ..
Sigurisht duhet ti postoja ne blogg dhe ta ndaja me ju "lumturine time" qe cizmet tashme jane tek garderoba ime.. Por ishte dilema cfare outfiti te krijoja per cizmet  sigurisht ato meritonin dicka te re ne garderobe jo te konsumuara me pare nga une XP ,keshtu qe shkova tek DIMAL (ne nje post kam folur per metrazhet fantastike qe ka ,dhe shumllojshmerine e stileve qe mund te krijosh me to) , pra pasi shkova tek dimal dhe zgjodha te merja kete copen rrjete te bardhe (isha edhe midis ngjyres roze ne fakt ,por ta le per here tjeter) , dhe krijova kete bluzen fale rrobaqepses dhe ides time :D Bluza ne formen e golfit do shkonte shume sigurisht me xhinset stili trecerekshe dhe te gjera te ZARES,duke i shtuar look-ut time edhe xhaketen Bomber roze pastel..
Ne fakte po te shohim fotot e fundit kam fotografuar veshjen me nje pelice te bardhe , si nje opsion me shume me cfare mund ta vishja tjeter kete veshje , si dhe kapelen,ne fakt kapelja mund te jete pak too much ,por eshte ne zgjedhjen tone .
Detaji qe me pelqen ne kete veshje eshte shamia ime e femijerise ,roze pastel ,ku erdhi perseri si nje trend kete sezon :D Ahh harrova syzet me pasqyre.DIOR nje dashuri me vete!!

Dhe sigurisht embelsira per ne fund..Canta ne formen e Cupcake ,ahh sa e bukur qe eshte dhe madje nje must have goca ja u sugjeroj aq me teper qe eshte me nje kosto jo te larte dhe mund ta gjeni neper portale online ose (Aliexpress,com).. Canta (like a cupcake) si nje detaj tjeter ne kete veshje e ben te duket disi ,, me candy , ashtu sic une e quajta kete postim :D 

Tani po ju le te shijoni fotot , veshjen , dhe per cdo gje mund te me shkruani,KISSES!





























L O V E !




Wednesday, March 2, 2016

SKINCODE for my face treatment !


Pershendetje fashionista,si po kaloni?! 

Shpresoj sa me mire :D ...Ne fakt ky postim eshte pak ndryshe nga cfare kam postuar me pare,dhe jam e bindur se po pyesni veten "Ca lidhje ka ky postim me moden , apo cfare do ne blogg'' ,por pooor une jam me idene qe gjerat e mira dhe me vlere duhen treguar dhe duhen ndare me ju , per te ndare ne njefare menyre eksperiencat tona per cfare provojme , nejsee mos te zgjatem shume.. Ne kete postim kam sjell linjen e plote qe po perdor per lekuren time,linjen e SKINCODE

Ne fakt nuk kam patur probleme me fytyren,edhe perse nuk tregoja nje kujdes te vecante perseri ishte shume okay . Derisa kete vit,cuditerisht,fytyra filloj mos te me dukej me si me pare,e ndjeja goxha te thate dhe me pika te zeza :( . Mund tja ve fajin dimrit dhe ideja qe nuk perdorja shpesh trajtime mbi fytyren , e ka shkaktuar kete problem ..Apo edhe Make Up-i.. Fytyr te thate dhe me pika te zeza !

Pas nje pastrimi qe i bera fytyres , pyeta se cilen linje te perdorja per fytyren time dhe te zgjidhja sado pak problemin .. Pasi pyeta , dola ne perfundimin se SkinCode duhej provuar ( ma keshilluan goxha ).
Dhe morra linjen qe pershtatet me fytyren , dhe kam te pakten 15-16 dite (nuk jam shume e sigurt) qe e perdor rregullisht SkinCode , linjen qe morra dhe mund te them teper e bindur qe rezultati ishte me shume se cfare e prisja .. 
PSE? Fytyra ime eshte me e hidratuar se kurre me pare :D dhe teper e bute , ndersa sa per pikat e zeza nuk iken por dolen ne siperfaqe te lekures ku me nje skrab ato iken teper lehte. Nuk po them se ka ndodhur nje mrekulli , por kjo eshte arsyeja qe po e shkruaj kam nje periudhe te shkurter qe e perdor dhe po shoh rezultate, dhe kur kjo me ka sjell rezultate te mira si mund mos ta ndaj me te gjithe ju :D 
Bohh pale sa ju kam lodhur me gjithe kete shkrim , por po e shkruaj me shume qejf :D

ANYWAY, rutina ime ishte dhe vazhdon te jete (jam ne perdorim dhe siper) ..

KUJDESI I DITES;
1-Gentle Cleansing Lotion
2-Fortifying Toning Lotion
3-Revitalising Eye Contour Cream
4-Protective Day Cream SPF12
5-24h De-Stress Balm

KUJDESI I NATES:
1-Gentle Cleansing Lotion
2-Fortifying Toning Lotion
3-Intensive Lifting Serum 
4-Regenerating Night Cream 
5-Extra Gentle Skin Resurfacing Cream (E perdor 1 apo 2 here ne jave).

Produktet i gjeta tek faqja zyrtare ne Instagram e Skin Code Albania , ku porosin e bera midis E-mail office@skincode.al dhe pse heren tjeter do shkoj ne farmaci ( pasi me thane qe gjendet edhe ne farmaci)..













Shpresoj t'ju kem ndihmuar me kete postim dhe perse nuk jam shume eksperte ne kete fushe !